Mënyra e regjistrimit
Në aplikacion mund të regjsitroheni si blerës apo shitës duke klikuar: këtu
Anëtarsimi
Për momentin antarësimi është plotësisht falas.
Mënyra e përfitimit
Nëse anëtarsoheni si blerës, ju mund të përfitoni kupon-a blerës, në vlerë prej 50.00€. Më detajisht njoftoheni me rregulloren, e cila do të ju ofrohet gjatë procesit të regjistrimit.
Familja
Me rastin e regjistrimit ju e pranoni një QR-kod me të cilin do të evidentoni çdo blerje që e bëni (sipas rregullores) dhe atë mund ta përdorin edhe anëtarët tjerë të familjes që sa më parë të përfitoni kuponin blerës e të vazhdoni me kuponin e radhës.
Kontrata
Sikur që ju rgjistroheni, në të njëjtën mënyrë regjistrohen edhe bizneset me të cilat lidhim kontratë të veçantë sipas rregulloreve tona të brendshme.
Bizneset
Regjistrimin si biznes mund ta bëni nëpërmjet linkut:
Përfito me Top-biznes
Po, nëse ju kualifikoheni për Top-biznes, atëherë blerësit tanë mund të shfrytëzojnë kuponin e tyre blerës që e ka vlerën secili nga 50.00€ në biznesin tuaj dhe ne jua dërgojmë paratë nëpërmjet faturës së rregullt në xhirollogarinë e biznesit. Përndryshe, nuk mund të përfitoni nga blerësit tanë nëse ata nuk blejnë asgjë te ju.
Top-biznesi
Që të hyni në listën e Top-bizneseve, gjatë aplikimit ju duhet të ofroni përqindje sa më të lartë që keni llogari. Përndryshe, mund edhe të na kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com
Marketingu
Nëse dëshironi që biznesi juaj të jetë në ekranin hyrës, atëherë mund të kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com.
Përveç kësaj, ju mund të vendosni edhe adresat e juaja elektronike si vegëza, ashtu që kur blerësi ynë ka hyrë te logoja juaj e biznesit të gjejë edhe adresat e juaja promovuese elektronike, si: ueb-faqen, fb., instagramin, tik-tokun, atëherë na kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com. Këtu mund të vendosni edhe tekste që promovojnë ofertat e juaja ditore, javore apo mujore.
Kampanjat
Po. Kemi përgatitur disa kampanja nga të cilat përfitojnë: nxënësit, studentët, familjet me asistencë sociale, jetimët, veteranët dhe pensionistët. Më gjerësisht i gjeni te: Kampanja apo në këtë link:
Përfito si Agjent
Po. Ju mund të aplikoni për agjent. Së pari regjstroheni si blerës, pastaj nga profili juaj mund të aplikoni për agjent. Për këtë mund të përcillni videon, duke klikuar: (këtu){}.
Angazhime part-time
Natyrsiht se po. Ne presim nga ju që të propozoni se me çfarë angazhimi mund të kontribuoni në këtë aplikacion, apo edhe të aplikoni në konkurset tona të cilat do t’i gjeni në kohë reale në këtë ueb-faqe. Na kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com.
Ide inovative
Po, patjetër. Ne jemi munduar që ta bëjmë sa më të kompletuar, por jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë e më shumë mundësi të zgjerimit të këtij apliakcioni. Andaj, ne mirëpresim çdo ide inovative, e cila do ta bënte edhe më të kompletuar aplikacionin dhe ueb-faqen tonë. Sigurisht se për këtë mund edhe të shpërbleheni. Pa hetizim, na shkruani në e-mail: info@answer-rks.com