Kjo shtesë u dedikohet pensionistëve. Çdo pensionist ka mundësi të përfitojë dy kuponë blerës (vauçerë) në vlerë prej 100€ në muaj, duke hapur një llogari si blerës në këtë platformë (përmes linkut në fund të këtij teksti). Pas regjistrimit, pensionistit i gjenerohet QR-kodi personal, të cilin ka të drejtë ta shpërndajë te anëtarët e familjes së tij.
Ky QR Kod mund të shpërndahet gjithashtu edhe te të afërm të tjerë, me qëllim që pensionisti të përfitojë sa më shpejt vaucher-in.
Bashkë me QR-kodin, pensionisti duhet t’ua dorëzojë edhe Deklaratën nën betim në formë fizike, e cila shkarkohet gjatë aplikimit për kampanjën si pensionist. Pasi të plotësohet dhe të nënshkruhet nga familjari, ajo duhet të skanohet ose fotografohet dhe të ngarkohet në profilin e pensionistit, në seksionin e aplikimit.
Çdo herë që një anëtar i familjes ose të afërm të tjerë që kanë plotësuar Deklaratën kryen një blerje në ndonjë nga bizneset anëtare të platformës duke përdorur QR-kodin e pensionistit, ky i fundit fiton pikë. Pensionisti ka të drejtë të shpërndajë pa kufizim deklarata të tilla dhe t’i ngarkojë në profilin e tij.
Pikët grumbullohen për çdo përdorim të QR-kodit gjatë blerjeve. Kjo ndihmon të dëshmohet që pikët janë mbledhur përmes rrjetit familjar të pensionistit, duke qenë se ai vetë zakonisht nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të arritur shpejt kufirin për përfitim.
Kushtet për përfitimin e vaucher-it:
• Duhet të grumbullohen 50 pikë për të përfituar kuponin 50€;
• Brenda atij muaji fillon grumbullimi për 50 pikë të tjera, për të përfituar vaucher-in e dytë;
• Nëse grumbullohen më shumë se 100 pikë brenda muajit, teprica nuk bartet për muajin tjetër;
• Nëse nuk arrihet të grumbullohen 50 pikë brenda muajit, vazhdohet në muajin tjetër dhe më së largu brenda 120 ditëve (përfshirë 4 muaj), duhet të grumbullohen 50 pikë, përndryshe humben të gjitha dhe duhet të fillohet nga e para;
• Lejohen vetëm dy vauçerë në muaj.
Kjo shtesë mund të përfitohet deri në vdekje.
Për të aplikuar për kampanjën tuaj si pensionist, së pari regjistrohu si blerës, duke klikuar:
këtu